Lajme
‘Freedom House’: Qeveria po ndërhynë në politikat editoriale të mediave
Demokracia
10:12 | 20 Prill 2022

Share:

Raporti i ‘Freedom House’ për nivelin e demokracisë për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, ka radhitur Kosovën në grupin e regjimeve të demokracisë tranzicionale, shkruan Periskopi.

Në njërën ndër pikat e publikuara në këtë raport, është edhe “Liria e Shprehjes dhe Besimit”.

Raporti ka evidentuar ndërhyrjen e qeverisë në politikat editoriale të mediave, sidomos në Radio Televizioni e Kosovës, nga politika dhe grupet biznesore.

“Kushtetuta garanton lirinë e shtypit dhe një sërë mediash funksionojnë në Kosovë, duke përfshirë Radio Televizionin e Kosovës. Megjithatë, qeveria dhe interesat e biznesit ushtrojnë ndikim të panevojshëm në linjat editoriale, duke përfshirë edhe RTK-në”, thuhet raport.

Po ashtu, raporti ka evdintuar edhe ngacmimet që bëhen në drejtim të gazetarëve.

“Gazetarët raportojnë ngacmime dhe kërcënime të shpeshta; disa gazetarë u sulmuan në vitin 2021 ndërsa raportonin në veri të Kosovës”, thuhet tutje në raport.

 

Të ngjashme