Lajme
Frashër Krasniqi në studion e RTK-së, akuzon televizionin publik: Raportoni në favor të pushtetit
Demokracia
12:00 | 20 Shtator 2023

Share:

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka qenë i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës, për të diskutuar për dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe aksionit të fundit të kësaj partie.

Në fillim të debatit, Krasniqi është shprehur i pakënaqur me politikën redaktoriale të RTK-së, duke thënë se gjatë tërë edicionit të lajmeve, i gjithë minutazhi i është përkushtuar kryeministrit, presidentes dhe ministrja e punëve të jashtme.

“Sikur në këtë vend nuk ekziston opozitë e as akterë të tjerë që flasin dhe bëjnë për ditë deklarata dhe aktivitete për opoziten, kjo është një kritikë që kisha dashur ta adresoj Televizonit Publik prej studios juaj, duke shpresuar që nuk ma merrni për të keq”, është shprehur Krasniqi.

Ai është përplasur me gazetarët e RTK-së, duke iu thënë që nëse analizohen vetëm lajmet e mbrëmjes së fundit, “vërehet se në 20 minuta lajme, kanë qenë mbi tri-katër lajme për presidenten Vjosa Osmani”.

Krasniqi tha se po bëhet raportim i padrejtë në kurriz të opozitës.

“Nëse për 20 minuta e ki veç çka ka thënë kryeministri, presidentja, ministrja e punëve të Jashtme. Krejt kanë fol [opozita] përprocesin e dialogut, krejt partitë opozitare. Ka pasur konferencë, ka pasur aktivitet të PSD’së.

Duke u kundërshtuar vazhdimisht nga gazetari, Krasniqi është shprehur se ata duhet të kuptojnë që RTK është i të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm i pushtetit.

“Nuk dua të përzihem, mirëpo është mirë ta kuptoni që RTK është i krejt qytetarëve dhe jo vetëm i Qeverisë”, ka shtuar ai.

“Në këtë rast është puna jonë. Këto që i keni parë është puna jonë, e redaksisë së mbrëmjës”, tha njëri gazetar.

Ndërkaq një përgjigje ndaj akuzave të Krasniqit, gazetarja tjetër tha “se e kanë thirr atë [Frashër Krasniqin] në studio”.

“Raportimi që e marrim nga RTK është gjithmonë ën favor të pushtetit”, tha Krasniqit, derisa gazetarët nuk u pajtuan me këtë.

Të ngjashme