Sport
Francën e pret “ferri” sonte në gjysmëfinale, rreth 60 mijë tifozë të Marokut pritet të jenë në stadium
Demokracia
17:44 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Sonte do të përcaktohet finalisti i dytë i Kampionatit Botëror “Katar 2022” që po mbahet në shtetin e Katarit.

Franca dhe Maroku do të përballen në gjysmëfinalen e dytë sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Al Bayt”, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi ku do të zhvillohet kjo përballje ka kapacitet prej 68 mijë ulësve.

Raportohet se prezent në stadium do të jenë rreth 60 mijë tifozë, pra vetëm tetë mijë bileta mund të jenë francezë.

Kështu ka raportuar Kaveh Solhekol, gazetar në Sky Sports.


Fituesi i kësaj përballje luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024