Lajme
Francë/ Babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici
Demokracia
21:22 | 26 Nëntor 2023

Share:

Tronditet Franca. Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit. Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.

Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij. Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

Të ngjashme