Lajme
Franca mirëpret lirimin e tre policëve, kërkon nga palët t’i rikthehen dialogut
Demokracia
16:49 | 27 Qershor 2023

Share:

Franca e ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë, pas vendimit të Gjykatës së Kralevës në Serbi.

Ata u mbajtën për gati dy javë në burgjet e Serbisë, pasi u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.

E lirimi i tyre sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, është një hap drejt de-eskalimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministria franceze i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, të cilat vazhdojnë të mbesin të vlefshme.

“Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.

Të ngjashme