ShowBiz
Fotoja e një burri me një shishe Coca-Cola në dorë, simbolizonte ndryshimin kulturor në Kinën e 40 viteve më parë
Demokracia
08:34 | 25 Janar 2023

Share:

Një i ri qëndron duke buzëqeshur në qytetin e Pekinit. Është fundi i dimrit dhe një dorë e tij është futur thellë në xhepat e pardesysë së gjatë për ta mbrojtur nga të ftohtit. Dora tjetër mban një shishe qelqi Coca-Cola.

Sot, Coca Cola është pija freskuese më e famshme në botë dhe mund të gjendet pothuajse kudo. Por në vitin 1981, kur fotoja u shkrep nga fotografi fitues i çmimit Pulitzer, Liu Heung Shing, pija sapo ishte prekur nga duart e njerëzve të zakonshëm kinezë.

Liu, i cili ishte në fund të të 20-tave kur filloi të punonte për revistën Time në Pekin, ndjeu se vendi ishte në majë të një ndryshimi të madh kulturor pas vdekjes së Mao Ce Dunit në 1976-ën.

Libri fotografik i Liu “Kina pas Maos”, një koleksion imazhesh të shkrepura midis 1976 dhe 1982, përmbante edhe këtë foto.

Fotot mahnitëse dokumentojnë kolapsin dhe njëherësh evolucionin.

Me përqafimin e tij të dukshëm të së resë dhe të huajës, imazhi qëndron në kontrast të plotë me Kinën e sotme, ku marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të ulët historik. Axhenda nacionaliste e Xi Jinping ka gjeneruar gjithnjë e më shumë qëndrime ksenofobike ndaj Perëndimit.

“E kuptova se historia që bëra në çerekun e fundit të shekullit të 20-të (do të) vazhdonte të kishte rëndësi në shekullin e 21-të,” tha Liu.

“Edhe pse ky kujtim vazhdon të rieditohet… e mira e një fotografie, është se nuk mund ta riredaktosh. Ajo bëhet një imazh i rrënjosur në mendjet e njerëzve.”

Të ngjashme