Auto&Tech
Fotografitë e dasmës sekrete të Ariana Grande thyejn çdo rekord në Instagram
Demokracia
10:30 | 02 Qershor 2021

Share:

Sipas llogaritjeve dhe raportimeve nga mediat e huaja, fotografitë nga dasma sekrete e këngëtares Ariana Grande kanë thyer rekord në Instagram.

Këto fotografi kanë arritur 10 milionë pëlqime më shpejt se çdo postim tjetër në historinë e rrjetit social, informon Demokracia.com.

Numri shumë i lartë u arrit 1 orë e 41 minuta nga publikimi i fotografive. Por jo vetëm kaq.

Fotografia e dasmës së Arianës është fotografia e dytë me më së shumti pëlqime në historinë e ‘Instagram’.

Rikujtojmë se Ariana Grande dhe Dalton Gomez e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar, më 15 maj të këtij viti. /Demokracia.com/

Të ngjashme