Lajme
FOTO/VIDEO: Edhe bashkëshortja e ish-kandidatit të LVV-së për kryetar të Fushë Kosovës dezerton nga greva
Demokracia
09:01 | 07 Shtator 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po tenton me çdo kusht që ta përçajë grevën e mësimdhënësve.

Duke i instrumentalizuar mësimdhënësit që janë mbështetës të tij, Kurti po i organizon mësimdhënësit militantë që të dalin kundër vendimit të mijëra kolegëve të tyre.

Në ato pak klasë ku mësimi ka filluar rezulton se mësimdhënësit kundër grevës janë gjithnjë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Një rast i tillë është edhe në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Mësuesja Valbona Thaçi-Bajçinca, e cila është gruaja e ish-kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Enver Bajçinca, i ka ftuar nxënësit e klasës së saj që të fillojnë mësimin.

Ajo ka postuar në Facebook edhe një falënderim për prindërit që i kanë dërguar fëmijët në shkollë.

“Faleminderit pafundësisht të nderuar prindër! Sa ishte ditë emocionale për fëmijët po aq ishte edhe për mua ky fillim i klasës së parë. Vërtetë u ndjeva shumë e vlerësuar. Fundja ne të dy palët jemi bashkë në baza ditore dhe kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin tonë, që fëmijët tanë të shkëlqejnë. Kënaqësi të tilla shpirtërore nuk kanë çmim. Së bashku mund të bëjmë shumë! Ju priftë e mbara nxënësve të mi dhe fëmijëve tuaj!?”, ka shkruar të hënën ajo, përcjell Demokracia.com.

Demorkacia.com ka siguruar edhe video, ku ajo i “braktisë” mijëra kolegë të saj për ta mbështetur Kurtin.

Po ashtu, Demokracia.com ka raportuar se edhe mësimdhënësit e tjerë që janë kundër grevës janë të afërt me LVV-në./Demokracia.com/ 

“Bijat e LVV-së” që punojnë si mësuese të vetme kundër grevës

Të ngjashme