Lajme
FOTO| Treni godet një kamionetë në Klinë, ishte e parkuar afër hekurudhës së trenit
Demokracia
14:52 | 07 Maj 2022

Share:

Një kamionetë e cila ishte parkuar në vendin jo të duhur afër hekurudhës së trenit në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Klinë është goditur nga treni në lëvizje, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:45 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në Klinë një kamionët është parkuar në vendin jo të duhur, afër hekurudhës ku me ç ‘rast treni e ka goditur atë, duke i shkaktuar dëme të vogla materiale”, tha Rugova./Demokracia.com/

Të ngjashme