Lajme
FOTO| Shqiptari tentoi t’i ikë policisë duke u fshehur mbi dritaren e kulmit
Demokracia
23:23 | 29 Mars 2023

Share:

Një imazh ka kapur momentin e pabesueshëm kur një burrë i përfshirë në kultivimin e kanabisit u përpoq t’i shmangej policisë duke u fshehur në një çati në Britani të Madhe.

Shqiptari Etmond Lika, 32 vjeç, pa adresë fikse, u pa në fotografi vetëm disa centimetra mbi një oficer policie që shikonte nga një çati xhami në Kirkdale, Merseyside, shkruan BBC.

32-vjeçari u arrestua nga policia, si i dyshuar për kultivimin e kanabisit.

Ai u dënua me dy vjet e katër muaj burgim nga Gjykata e Liverpoolit. /Demokracia.com/

Të ngjashme