Lajme
FOTO| “Sheshi” i ri i Prishtinës kthehet në parking
Demokracia
22:45 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Në “sheshin” e ri të Prishtinës në rrugën “Xhorxh Bush” mbrëmjen e sotme janë parë vetura të parkuara.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi në të cilën shihet veturat e parkuara.

Nga 26 nëntori e deri më 8 janar të vitit 2023 rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, mbyllja do të bëhet për shkak të përgatitjeve për dekorimin e qytetit.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas 8 janarit kjo rrugë do të jetë e hapur vetëm për autobus.

Të ngjashme