Lajme
FOTO| Rada Trajkoviq përkrah Vuçiqit e Sheshelit duke u betuar si pjesë e Qeverisë së Serbisë kur kryheshin krime monstruoze në Kosovë
Demokracia
18:05 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Rada Trajkoviq gjatë muajit dhjetor të këtij viti është emëruar këshilltare e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Rashiq kishte thurur lëvdata për politikanen serbe, duke thënë se ka përvojë dhe njohuri, shkruan Demokracia.com.

“Me të drejtë është emëruar, sepse ka përvojë dhe njohuri të pasur dhe është e sigurt se prej saj mund të mësohet shumë dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës (GI Liria, Drejtësia, Mbijetesa)”, kishte thënë Rashiq.

Por, edhe Trajkoviq që po lavdërohet prej Qeverisë Kurti kishte qenë aktive në politiken e ish-Jugosllavisë.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku Rada Trajkoviq shihet prezente në betimin e Qeverisë së Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Trajkoviq gjatë betimit shihet në krah të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ish kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.

Por, afërsinë me ish-presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Trajkoviq nuk e ka të njëjtë si në vitin 1999.

Më 16 dhjetor, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbisë, Rada Trajkoviq, ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdarë, duke u mbajtur për gati 20 orë pa e lejuar ta kalonte kufirin.

Për dallimin nga 1999, tani Trajkoviq ka akuza të ashpëra ndaj presidentit aktual të Serbisë.

“Sigurisht që Vuçiq është shumë i frikësuar nga unë kur punësoi kaq shumë policë”, ka thënë ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme