Lajme
FOTO| Në “llupe” të Komisionit Hetimor edhe të punësuarit në KEK, këta janë disa emra të rinj
Demokracia
19:28 | 05 Maj 2022

Share:

Të paktën për 40 persona që u punësuan muajve të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovë u tha se kanë lidhje familjare me të tjerët që mbanin pozita në këtë ndërmarrje. E një pjesë e madhe e tyre, publikisht kishin dalë në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar dy komisione që do t’i hetojnë çështjet në sektorin e energjisë, por ai i propozuar nga opozita do të merret edhe me punësimet e fundit familjare dhe politike në KEK, raporton Demokracia.com.

Nepotizmi në KEK, përveç Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tani pritet të hetohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes komisionit që u formua sot.

Komisioni Hetimor i propozuar nga opozita do ta hetojë periudhën që prej shtrenjtimit të energjisë elektrike e deri tek punësimet e të afërmve të LVV-së në KEK.

Po ashtu, ky komision do të zhvillojë hetim parlamentar edhe për procedurat e rekrutimit në konkurset e fundit për pranimin e punëtorëve nga periudha e tremujorit të katërt të vitit 2021, e deri në themelimin e këtij komisioni, për të vlerësuar nëse menaxhimi ishte në nivel të zbatimit të ligjit edhe sa i përket kësaj fushe të përgjegjësisë së menaxhmentit të KEK-ut dhe institucioneve të përfshira.

Pikërisht sot kur u formua Komisioni Hetimor i propozuar nga opozita, Demokracia.com bazuar nga informacione jozyrtare të siguruara nga ky institucion sjell edhe emra të tjerë që janë rehatuar në këtë ndërmarrje publike, falë afërsisë me pushtetin e ri.

Sami Ahmeti, këshilltar në Kuvendin Komunal – Obiliq nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka rehatuar vëllain e tij në KEK.

Emri i familjarit të tij, Alban Ahmetit, shihet në listën e siguruar nga Demokracia.com, i cili po ashtu është punësuar si “Teknik i makinerisë”.

Besim Vershevci është aktivisti tjetër i LVV-së në Obiliq, i cili është punësuar në KEK. Afërsia e tij me Sami Ahmetin dhe ish-kandidatin për kryetar të kësaj komune, deputetin e LVV-së, Halil Thaçi, shihet edhe në llogarinë e tij në Facebook.

Florim Terholli, aktivist tjetër i LVV-së që u punësua në KEK, tërthorazi “e ka arsyetuar” punësimin e tij. Emri i Terhollit shihet edhe në listën e të pranuarve, megjithatë së fundmi ai ka shpërndarë një deklaratë të analistit të afërt me LVV-në për punësimin, raporton Demokracia.com.

 

Valon Svirca, asamblist i LVV-së në Komunën e Obiliqit, e ka të rehatuar në KEK vëllain e tij, Valmir Svirca.

Svirca gjithashtu është punësuar si “Teknik i Makinerisë”, pozitë që siç duket u pëlqen shumë aktivistëve të LVV-së.

Demokracia.com nga burime brenda KEK-ut ka siguruar edhe disa emra të rinj të të punësuarve aty të afërt me LVV-në:

Enver Hoxha, punonjës në KEK, e ka punësuar djalin e tij Donardin.

Mensur Mustafa, vëllain.

Milot Podvorica, kushëririn.

Gani Pacolli, djalin.

Fitim Musliu, djalin.

Remzi Selimi, mikun.

Zymer Morina, djalin.

Alban Ahmeti, vëllai i shefit të asamblistëve të LVV-së në Obiliq.

Besim Vershevci, aktivist i LVV-së.

Fitim Grajqevci, aktivist i LVV-së.

Florim Terholli, aktivist i LVV-së.

Jeton Pllana, aktivist i LVV-së.

Valmir Svirca, aktivist i LVV-së.

Fitim Berisha, aktivist i LVV-së./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

“Shpërthen” nepotizmi në KEK| Përkrahësit e LVV-së i punësojnë masivisht familjarët e tyre në pozitat e lira

Lexo edhe: 

FOTO| E përkrahu Mefail Bajqinovcin, vëllai i punësohet në KEK

Të ngjashme