Lajme
FOTO| Në ditën kur diskutohet për Ukrainën, Kurti kopjon Zelenskyn që po duartrokitet nga e gjithë bota
Demokracia
14:20 | 03 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shndërruar në simbol të rezistencës, në ditët kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Kuvendi i Kosovës sot ka diskutuar pikërisht për këtë çështje, e kryeministri Albin Kurti, zgjodhi të vishet si presidenti ukrainas.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar rezolutën me të cilën dënon agresionin rus si dhe i ka kërkuar qeverisë të strehojë rreth pesë mijë ukrainas, raporton Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti me vonesë në këtë seancë, pasi sipas tij, ka udhëtuar nga aeroporti në Prishtinë.

Por ajo që u vërejt me arritjen e Kurtit, ishte edhe veshja e tij. Për herë të parë në shumë kohë, kryeministri zgjodhi “të lirohet” nga krevata dhe ajo që kishte veshur ngjan shumë me ata që së fundi i ka veshur presidenti Zelensky, kryesisht me një ngjyrë të gjelbër që simbolizon ushtrinë.

Zelensky këto kohë është duartrokitur nga e gjithë bota për qëndrimin e tij kundër luftës me Rusinë, ku nuk ka pranuar të largohet nga vendi dhe ka thënë se do të luftojë përkrah ushtrisë ukrainase.

Ndërkohë, pushtimi i Ukrianës nga Rusia nisi rreth një javë më parë, raporton Demokracia.com.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se të paktën 227 civilë janë vrarë dhe 525 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin një javë më parë, shkruan skyneës

Megjithatë, zyrtarët mendojnë se numri i viktimave është më i vogël se sa është raportuar. Ndërkohë Ukraina ka deklaruar se janë vrarë rreth 2 mijë civilë.

Nga ana tjetër, Rusia ka pranuar për herë të parë se 498 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, por Kievi ka  thotë se shifra është 9,000./Demokracia.com/

 

Të ngjashme