Lajme
FOTO| Kurti injoron Paradën e Krenarisë, i dërgon këta ministra që të marrin pjesë
Demokracia
12:38 | 09 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, nuk po marrin pjesë në Paradën e Krenarisë.

Megjithatë, disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II kanë dalë në paradën në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+, raporton Demokracia.com.

Ministrat Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe Albulena Haxhiu janë parë duke ecur në Paradën e Krenarisë.

Veç kësaj, edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci po merr pjesë, si dhe disa deputetë të LVV-së, si Fatmire Kollçaku, Mimoza Kusari – Lila dhe Dimal Basha.

Të pranishëm janë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynuog./Demokracia.com/

Të ngjashme