Lajme
FOTO| ​Kurti arrin në Ohër, të shtunën takohet me Vuçiq
Demokracia
19:04 | 17 Mars 2023

Share:

Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër.

Atje të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Të ngjashme