Lajme
FOTO| Kombit të Njësisë Speciale i del rrota prej vendi
Demokracia
12:26 | 25 Korrik 2022

Share:

Prishja dhe vjetërsia e veturave të Policisë së Kosovës është bërë e shpeshtë kohëve të fundit.

Policia e Kosovës shpeshherë po përballet me prishje të veturave të saj, por shumë prej tyre janë edhe shumë të vjetra.

Lexues të Demokracia.com kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë ku shihet se fugoni i Njësisë Speciale është prishur në rrugë.

Sipas këtij lexuesi, fugonit të Njësisë Speciale i është prishur goma duke i dalë nga vendi.

Ky lexues ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës.

Fatmirësisht, asnjë pjesëtarë i Policisë që gjendej në këtë fugon nuk është lënduar.

Më poshtë i gjeni disa tekste rreth veturave të prishura të Policisë së Kosovës dhe fotografitë e rastit të sotëm. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

VIDEO| Automjeti i Policisë së Kosovës në gjendje të mjerueshme

LEXO EDHE: 

Foto e ditës: Policia në ndjekje të krimit, shtyjnë veturën e prishur

LEXO EDHE: 

VIDEO| Në këto kushte punon Policia e Kosovës, nuk iu ndizet vetura

Të ngjashme