Lajme
Foto e ditës: Policia në ndjekje të krimit, shtyjnë veturën e prishur
Demokracia
08:30 | 09 Qershor 2022

Share:

Ngritja e çmimeve të naftës, si duket ka ndikuar edhe në Policinë e Kosovës.

Një lexues i Demokracia.com ka dërguar këtë foto në adresë të redaksisë, ku shihen se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë janë duke e shtyrë veturën zyrtare.

Vetura e Policisë me targat 107 03, nuk dihet nëse ka pasur ndonjë defekt apo ka mbetur pa karburant.

Kjo ngjarje ka ndodhur pak metra larg Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Stacionit të Policisë së Kosovës, i cili gjendet në qendër të qytetit. /Demokracia.com/

Të ngjashme