Auto&Tech
FOTO| Kirurgu plastik tregon ndërhyrjet që Elon Musk ka bërë në fytyrë
Demokracia
23:43 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Elon Musk është sërish në qendër të vëmendjes, por jo për veprimet e tij me kompaninë që bleu, Twitter, por për fytyrën e tij.

Dr. Richard Westreich, një kriurg plastik pohoi se duke parë fytyrën e njeriut më të pasur në planet, ai mund të shohë se ai ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë në operacione plastike për të korrigjuar njollat në trupin e tij dhe për të luftuar rënien e flokëve, me qëllimin përfundimtar për t’u dukur më i ri.

   

  

“Ngritja e mundshme e qafës mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Sytë janë mbushur gjithashtu, që në thelb është një transferim i trashë. Kjo duhet t’i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se janë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë”, tregoi kirurgu.

Të ngjashme