Lajme
FOTO| Gërvalla lavdërohet me marrëveshjen të cilën e rrezikoi, lejoi që Serbia ta nënshkruajë e para
Demokracia
20:39 | 13 Prill 2022

Share:

Më 9 mars të këtij viti, Kosova dhe Timori Lindor kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. E gjithë kjo ndodhi në ambientet e Misionit Permanent të këtij shteti në Nju Jork. Sidoqoftë, një gjë e tillë mund të ishte bërë shumë kohë më parë, por për shkak të vonesës së kryediplomates Donika Gërvalla – Schwarz, Serbia ia kishte dalë që t’i vendoste marrëdhëniet diplomatike me Timorin Lindor para Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës gjatë së martës, tentuan që ta paraqesin si sukses të tyre vendosjen e marrëdhënieve me Timorin Lindor, raporton Demokracia.com.

Kjo marrëveshje përveç se nuk ishte sukses i tyre, ndodhi më vonë se sa që ishte paraparë, duke ia lejuar Serbisë fillimisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Timorin Lindor.

Demokracia.com merr vesh se nënshkrimi i marrëveshjes parashihej që të ndodhte gjatë vitit të kaluar, por për shkak se Gërvalla kishte hezituar që të japë autorizimin e saj, e njëjta ishte shtyrë.

Gërvalla e kishte rrezikuar gjithë procesin e përgatitjeve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ani pse siç mëson Demokracia.com, kabineti i saj dhe vetë ajo ishin kontaktuar disa herë për këtë çështje, por vazhdimisht e kishin injoruar.

Gjatë kësaj kohe, më konkretisht më 21 dhjetor të vitit 2021, Serbia ia kishte dalë që ta nënshkruajë marrëveshjen para Kosovës, duke vendosur kështu marrëdhëniet diplomatike me Timorin Lindor.

Si rezultat i kësaj, Demokracia.com merr vesh se kishte ndërhyrë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, duke e bindur Gërvallën që ta lëshojë autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes.

Gërvalla edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes diplomatike, kishte vendosur të fshehë diçka. E njëjta ishte nënshkruar nga ish Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Frymëzim Isufaj, i cili u shkarkua vetëm disa ditë më pas. Por, kryediplomatja ka hequr emrin e ish-ambasadorit Isufaj, ku siç vërehet edhe në njoftimin e ministrisë, nuk ka treguar se kush e nënshkroi marrëveshjen në kuadër të Kosovës.

Njoftimi i MPJD-së
Njoftimi i Konsullatës

Gërvalla e kishte shkarkuar Isufajn nën pretendimin se ky i fundit e ka ushtruar funksionin në mënyrë të jashtëligjshme, por megjithatë, një marrëveshje të cilën vetë ajo po e konsideron të rëndësishme dhe po e shfrytëzon për merita personale, lejoi që ta nënshkruajë ambasadori të cilin e shkarkoi disa ditë më vonë, raporton Demokracia.com.

Sa i përket këtij të fundit, Isufaj ka nisur betejën ligjore me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, pasi cilëson se vendimi për shkarkimin e tij ka qenë i paligjshëm.

Para disa ditësh, Demokracia.com raportoi se Donika Gërvalla ka rekomanduar që në këtë pozitë, pra konsulle në Nju Jork, ta emërojë bashkëpuntoren e SOROS-it, Venera Hajrullahun.

Kjo e fundit, ishte pjesë e organizatës joqeveritare KFOS, e cila kryesohet nga George Soros, një filnatrop me ndikim në rajon dhe shpesh i dyshuar për ndërhyrje direkte në zhvillimet politike në rajonin tonë. /Demokracia.com/

DOKUMENT| Kjo është kërkesa e Gërvallës për emërimin e bashkëpunëtores së SOROS-it si konsulle në Nju Jork

Të ngjashme