Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duket se kanë miqësi të ngushtë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Afërsia në mes të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me ambasadorin kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, sa vazhdon e shfaqet në rrjete sociale, shkruan Demokracia.com.
Në një foto të fundit që është publikuar, Kurti e Konjufca shihen me ambasadorin Berishaj duke pirë birra e duke ngrënë molla.
Theksojmë se ambasadori Berishaj dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar, pasi që kishte fshehur pasurinë në deklarimin e tij të pasurisë pran Agjencisë Kundër Korrupsionit, përkatësisht kishte fshehur kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro.
E për këtë skandal financiar, tashmë kanë nisur hetimet nga Agjencia Kundër Korrupsionit. /Demorkacia.com/
LEXO EDHE:
Skandali financiar, nisin hetimet për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj