Lajme
FOTO/DOKUMENT: “Shoku i vjetër” i këshilltares së Vjosa Osmanit punësohet në Presidencë
Demokracia
18:30 | 21 Janar 2023

Share:

Zyra e Vjosa Osmanit në qershor të vitit 2022 kishte vendosur që si vozitës në këtë institucion ta punësonte Skënder Gajtanin.

Pasi që pushteti i ri i rehatoi nëpër institucione nipat dhe dajallarët, radhë i ka ardhur edhe shoqërisë së vjetër.

Një fatlum që ia ka parë hairin shoqërisë së vjetër është edhe Skënder Gajtani.

Gajtani në konkursin e hapur nga Zyra e Presidentit ishte vlerësuar nga Komisioni Përzgjedhës për rekrutimin e kandidatëve me gjithsej 82.66 pikë.

Megjithatë, ai po del se është shok i vjetër i këshilltares së presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, shkruan Demokracia.com.

Kjo konfirmohet edhe nga një fotografi e publikuar më herët në rrjete sociale.

“Me shoqërinë e vjetër!”, kështu është përshkrimi i fotografisë së publikuar më herët.

Në këtë fotografi shihet këshilltarja Egnesa Vitia, zyrtari i lartë Ridvan Haliti dhe bashkë me ta edhe i punësuari i ri në zyrën e Osmanit si vozitës, Skënder Gajtani.

Demokracia.com lidhur me punësimin e tij “miqësor” ka tentuar të kontaktojë me Presidencën, por si gjithnjë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.

Vlen të theksohet se në këtë muaj është punësuar edhe vëllai i presidentes Osmani, Ramadani. Ai është punësuar në institucionin më të rëndësishëm financiar në vend, Bankën Qendrore.

Osmani është punësuar në pozitën e rëndësishme të Mbikëqyrësit të Lartë të Bankave. /Demokracia.com/

“Çka ka, çka s’ka”? | Vëllai i presidentes Osmani, Ramadani, tashmë ka nisur punën në BQK

Të ngjashme