Lajme
FOTO| “Birra NATO” – finlandezët shfrenohen para anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike
Demokracia
21:32 | 17 Maj 2022

Share:

Në mes të vendimit të Finlandës për t’i dhënë fund neutralitetit të dekadave dhe për të kërkuar anëtarësimin në NATO, një fabrikë birre vendosi të shesë birrën me etiketën e NATO-s.

Megjithatë, një pjesë e mirë e publikut finlandez nuk e mirëpriti lëvizjen e fabrikës së birrës dhe sado që janë në favor të anëtarësimit të vendit të tyre në Aleancë, ata besojnë se rasti i birrës ka të bëjë me promovimin e alkoolizmit, i cili nuk duhet të të jetë rasti, transmeton Demokracia.com.

Nga ana tjetër, fabrika e birrës “Olaf Brewing” sqaroi se deri më tani nuk kanë ndërhyrë në politikë dhe tani shumica e finlandezëve janë pro anëtarësimit në NATO, tha për mediat CEO i kompanisë.

“Prandaj vendosëm ta bëjmë këtë hap, edhe pse në fakt nuk u desh aq shumë “vendimmarrje”, thjesht e bëmë”, tha ai.

Kanoçja e “birrës NATO” është blu, dhe mbi të është një kalorës me forca të blinduara, i cili në gjoks ka simbolin e NATO-s. Birra quhet OTAN, që është shqiptimi francez i fjalës NATO, dhe finlandisht “Unë do të kem”.

Fabrika e birrës thotë se tashmë kanë marrë një numër të madh porosish për “birrën NATO”.

Ndonëse ekspertët e marketingut thonë se kjo është një lëvizje fenomenale e fabrikës së birrës, tek e cila tashmë të gjithë do të “fiksohen”, ata paralajmërojnë edhe rregullat strikte që zbatohen në Finlandë për reklamimin e alkoolit.

Me këtë lëvizje fabrika e birrës është në zonën gri, theksojnë ata dhe të shohim ku është kufiri i “NATO-s” dhe të pimë birrë.

Po ashtu, opinione të ngjashme kanë dalë edhe në rrjetet sociale, ndaj është thirrur që të reagojë organi kombëtar përgjegjës për marketingun dhe kontrollin e alkoolit, pasi në gjithë këtë histori mund të promovohej alkoolizmi. /Demokracia.com/

Të ngjashme