Sport
FOTO| Ashtu siç raportoi Demokracia.com, ish-lojtari i Juventusit i bashkohet Dukagjinit në stërvitje
Demokracia
15:00 | 12 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com kishte raportuar më 5 korrik të këtij viti se Dukagjini kishte arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit të Kosovës U21, Qendrim Kamerajn, i cili pak vite më parë ishte pjesë e Juventusit.

Futbollisti pesë ditë pas raportimit i është bashkëlojtarëve të rinj te Dukagjini nën urdhrat e trajnerit Armend Dallku.

Në një fotografi ekskluzive të siguruar nga Demokracia.com shihet ish-futbollisti 23-vjeçar në një seancë stervitore me ekipin klinas.

23-vjeçari i është bashkuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin zviceran, SC Kriens.

Kameraj para disa vjetësh ishte pjesë e Juventusit në grupmoshat U19 dhe U23.

EKSKLUZIVE: Dukagjini transferon Kamerajn, futbollistin që ishte pjesë e Juventusit

Futbollisti i Lindur në Zvicër ishte pjesë e “Bianconerëve” nga viti 2018 si lojtar i U19, ndërsa një vit më vonë kaloi te grupmosha U23 e gjigantit Italian.

Nga “Zonja e Vjetër” Kameraj i rikthye në Zvicër për t’iu bashkuar më pas Luganos./Demokracia.com/

Të ngjashme