Lajme
FOTO| 15 vjetori i pavarësisë, kjo është agjenda e aktiviteteve për 17 Shkurtin
Demokracia
20:01 | 11 Shkurt 2023

Share:

Të premten, më 17 shkurt 2023, Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë. Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që janë organizuar nga institucionet në vend.

Demokracia.com e ka siguruar agjendën e së premtes, ku aktivitetet fillojnë me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës. Kjo mbledhje fillon në orën 8:00. 20 minuta më pas bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Nga ora 8 e 30 fillojnë nderimet dhe homazhet, së pari në Monumentin e të Pagjeturve, për të vazhduar te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova, pastaj te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nisin në orën 9 e 50, ndërsa seanca solemne e Kuvendit të Kosovës është paraparë të fillojë në orën 11.

Parakalimi i ushtarëve dhe policëve të Kosovës në sheshet e Prishtinës bëhet nga ora 12. Në orën 16:15 ndizen 1133 qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Në orën 20:15 përmbyllet shënimi i 17 Shkurtit me Koncertin e Pavarësisë në sallën 1 Tetori. /Demokracia.com/

Agjenda e plotë për 17 Shkurt:

Të ngjashme