Auto&Tech
Fortnite për dy javë mblodhi 144 milionë dollarë, për ta ndihmuar Ukrainën
Demokracia
11:58 | 05 Prill 2022

Share:

Pas vetëm dy javë fushatë, komuniteti i Fortnite ka mbledhur 144 milionë dollarë ndihmë të dedikuara për Ukrainën, vend ky që është nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Pas vetëm dy javëve janë mbledhur 144 milionë dollarë, e aksionit për ndihmë i është bashkuar edhe Microsoft që gjithashtu dëshiron të ndihmojë – duke ofruar përkrahje për ukrainasit.

Pas vetëm ditës së parë të fushatës, Fortnite pati mbledhur 36 milionë dollarë, e pas fushatës së planifikuar dyjavore kjo shumë është rritur në 144 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha mjetet do t’i dhurohen grupeve të ndryshme humanitare përfshirë Direct Relief dhe Programin Botëror të Ushqimit.

Komuniteti i “gejmerëve” – përkatësisht zhvilluesit e lojërave që në mënyrë aktive ishin përfshirë në grumbullimin e mjeteve për ndihmë në Ukrainë.

Riot Games përmes lojës së saj League of Legends mblodhi 5.4 milionë dollarë. Përveç kësaj, Itch.io mblodhi 6 milionë dollarë, kurse Humble Bundle – 20 milionë. /Telegrafi/

Të ngjashme