Sport
Formacioni 5-5-0 i Atleticos quhet “krim në futboll”, ata kishin zero goditje në portë
Demokracia
17:32 | 06 Prill 2022

Share:

Pasi eliminoi Manchester Unitedin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, Atletico Madridi u kthye sërish në ishull mbrëmë për t’u përballur me Manchester Cityn në çerekfinale.

Derisa Man City njihet për fuqinë në fazën ofanzive, detyra e Atleticos mbrëmë ishte vetëm të mbrohet, shkruan Demokracia.com.

Përkundër mbrojtjes së dendur, Manchester City ia doli të fitojë 1:0 mbrëmë para ndeshjes së kthimit në “Wanda Metropolitano” javën e ardhshme.

 

Por, sistemin taktik dhe formacionin e Diego Simeones e kanë kritikuar ashpër mbrëmë tifozët e futbollit.

“5-5-0” ishte formacioni që përdori thuajse vazhdimisht dje Simeone, por që funksionoi vetëm në pjesën e parë.

Shumë prej tifozëve në rrjetet sociale e kanë quajtur këtë edhe si “krim në futboll”, derisa madrilenët nuk e kishin asnjë  goditje të  vetme në  portë./Demokracia.com/

Të ngjashme