Sport
Formacionet zyrtare: Torino – Milan, Berisha e Vojvoda startues
Demokracia
19:49 | 10 Prill 2022

Share:

Milani synon t’i rikthehet fitoreve menjëherë pas barazimit shokues në shtëpi me Bolognën (0:0) javën e kaluar në Serie A.

“Rossonerët” sonte kanë punë me skuadrën e Torinos në udhëtim me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Milani vetëm me fitore e ruan vendin e parë në tabelë, ndërsa për Torinon edhe barazimi nuk do të ishte keq.

Kur kanë mbetur rreth një orë deri në fillimin e takimit, dy trajnerët kanë vendosur për përbërjet më të mira të mundshme ta nisin takimin.

Për nikoqirët do të startojë nga minuta e parë mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Formacionet zyrtare:

Torino: Berisha; Winter, Bremer, Rodriguez; Singo, Ricci, Lukic, Vojvoda; Escape, Brekalo; Belotti

Milan: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Leao, Giroud./Demokracia.com/

Të ngjashme