Sport
Formacionet zyrtare të Liverpoolit dhe Nottingham Forest
Demokracia
15:17 | 22 Prill 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Nottingham Forest, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti Leeds United me rezultat të thellë 6:1, kurse Nottingham Forest u mposht 2:0 nga Manchester United.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e tetë në tabelë në kuotën e 47 pikëve, krahas Nottingham që renditet në vendin e 18 me 27 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Firmino, Keita dhe Ramsay, kurse te Nottingham mungojnë Aurier, Biancone, Boly, Henderson, Kouyate, Richards, Wood, Yates, Colback dhe Scarpa.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Jones, Fabinho, Henderson; Diogo Jota, Gakpo, Salah

Nottingham Forest (3-4-2-1): Navas; Felipe, Niakhate, McKenna; Williams, Mangala, Danilo, Lodi; Freuler, Gibbs-White; Awoniyi

Të ngjashme