Sport
Formacionet zyrtare, Chelsea-Dortmund
Demokracia
20:31 | 07 Mars 2023

Share:

Në stadiumin “Stamford Bridge” do të zhvillohet sonte ndeshja e dytë dhe venditare ndërmjet Chelseas dhe Borussoa Dortmundit nga ku edhe do të mësohet se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Më e favorizuar në këtë ballafaqim futet skuadra gjermane për shkak të fitores në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, transmeton KosovaPress.

Por, londinezët që kanë humbur të gjitha gjasat për titull të kampionit në Premier Ligë do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen e kësaj epërsie për të vazhduar tutje në këtë garë.

Ndeshja starton nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Chelsea: Kepa, Fofana, Coulibaly, Cucurrela, James, Enzo, Kovacic, Chilwell, Sterling, Havertz, Felix

Dortmund: Meyer, Schlotterbeck, Oscan, Haller, Reus, Guerreiro, Wolf, Brandt, Bellingham, Can, Sule

Të ngjashme