Sport
Forma në pesë takimet e fundit e Slavia Prahës, kundërshtarit të sotëm të Ballkanit në Ligën e Konferencës
Demokracia
10:16 | 27 Tetor 2022

Share:

Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.

Slavia Praha vjen në kryeqytetin e Kosovës pas tri fitoreve radhazi në kampionatin dhe Kupën e Çekisë.

Në pesë përballjet e fundit, Slavia Praha ka regjistruar tri fitore dhe dy humbje. 10 gola të realizuar e pesë të pranuar është bilanci i Slavias në këto takimet e fundit.

Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti./Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Ndeshja Ballkani – Slavia Praha do të transmetohet direkt në këtë kanal televiziv

Të ngjashme