Sport
Ndeshja Ballkani – Slavia Praha do të transmetohet direkt në këtë kanal televiziv
Demokracia
09:58 | 27 Tetor 2022

Share:

Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, andaj për ata që nuk kanë mundur të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet në Sport 1 në Artmotion.

Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024