Lajme
Fondacioni për Thaçin publikon një letër të presidentit Biden me një mesazh domethënës
Demokracia
17:51 | 07 Shkurt 2021

Share:

Pikërisht në muajin shkurt të vitit 2019, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kishte shkruar një letër Hashim Thaçit, atëherë president i Kosovës, menjëherë pas takimit që kishin në Mynih të Gjermanisë.

Ndërkohë, sot, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar këtë letër, e cila ka një mesazh personal, e shkruar me dorë nga presidenti Biden.

“Ruajeni besimin, gjërat do të përmirësohen”, i kishte shkruar Biden Thaçit.

Në profilin e këtij Fondacioni në Facebook, krahas letrës së Biden është shkruar po ashtu se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pasur gjithmonë konsistencë në raport me Kosovën. Edhe në letrën e 18 shkurtit 2019, të cilën ia kishte dërguar presidentit Thaçi, Biden kishte përkrahur një zgjidhje të dakorduar, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pasur gjithmonë konsistencë në raport me Kosovën. Edhe në letrën e 18 shkurtit 2019, të cilën ia kishte dërguar presidentit Thaçi, Biden kishte përkrahur një zgjidhje të dakorduar, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ky Fondacion.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Biden, atëherë në cilësi të zëvendëspresidentit, e kishte quajtur Thaçin “George Washington” i Kosovës. /Demokracia.com/

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pasur gjithmonë konsistencë në raport me Kosovën. Edhe në letrën e 18 shkurtit 2019,…

Posted by Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme