ShowBiz
Flori Mumajesi i pakënaqur me vlerësimin e jurisë në Kënga Magjike
Demokracia
12:43 | 30 Maj 2021

Share:

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi nuk është ndarë i kënaqur me zgjedhjen që juria e Këngës Magjike bëri për çmimin “Best New Artist”.

Në këtë kategori ishin të nominuar grupi Urban Band dhe këngëtari Kras, ku fitues u shpall Urban Band.

Kras ishte pjesë e Këngës Magjike me këngën “Bekuar”, të punuar nga Threedots, shkruan Demokracia.com.

Dhe për vendimin e jurisë ka reaguar Flori Mumajesi i cili përmes një Instastory, ka shprehur pakënaqësitë e tij.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juria. Për mua që refuzoj të jem në panele jurie, je ti fituesi dhe jo vetëm i ‘new artist’”, ka shkruar Flori, krahas një fotografie të Kras.

No description available.

Rikujtojmë se fitues i këngës Magjike ishte Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’. /Demokracia.com/

Të ngjashme