Lajme
Flet mjeku që e operoi ministrin Rifat Latifi, tregon për gjendjen e tij
Demokracia
11:35 | 10 Qershor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbrëmë është operuar nga zorra qorre pranë Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kirurgu Enver Fekaj ka treguar për Demokracia.com detaje për gjendjen shëndetësore të ministrit Rifat Latifi.

“Gjendja e ministrit është e mirë, është stabile, pas operacionit mbrëmë që është kryer. Gjithçka është në rregull për momentin”, ka thënë Fekaj për Demokracia.com.

Fekaj për pyetje të tjera ka rekomanduar që të pyetet vetë ministri, duke hezituar të japë më shumë detaje.

“Këto pyetje duhet më i drejtu tek ministri, nuk është pyetje që mundem me u përgjigj. Unë në pushim jam prej të hënës që vjen. Jo, nuk kam qenë në pushim. Pushimin e filloj prej të hënës, më datë 13”, ka thënë tutje Fekaj.

Latifi është Ministër i Shëndetësisë në më pak se një vit në Qeverinë Kurti, duke e pasuar ish-ministrin Arben Vitia, që kishte garuar për të parin e Prishtinës. /Demokracia.com/

Të ngjashme