Lajme
Flet avokati nga Peja të cilit ia dogjën dy vetura
Demokracia
14:37 | 25 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Avokatit Mustafë Kastrati mbrëmë i janë djegur dy vetura.

Mbrëmjen e së dielës në rrugën “Mulla Agani” në Pejë janë djegur dy vetura të cilat janë në pronësi të avokatit, Mustafë Kastrati.

Kastrati ka thënë për Demokracia.com se nuk dyshon në askënd që mund t’ia ketë djegur veturat, përderisa shton se organet e drejtësisë janë duke u marrë me këtë rast.

“Zjarrin e kemi shuar në fillet e tij. Nuk kam asnjë dyshim. Organet kompetente po merren me rastin”, ka treguar Kastrati për Demokracia.com.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Demokracia.com, se aktualisht nuk mund të japin detaje shtesë, por që edhe policia është duke e hetuar këtë rast.

“Dyshohet se dy vetura janë djegur qëllimisht dhe jemi duke punuar në identifikimin e të dyshuarve të kësaj vepre”, ka deklaruar Nikçi. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Avokatit nga Peja i digjen dy vetura, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

Të ngjashme