Lajme
Flamuri ukrainas ngritet mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit, ukrainasit marrin kontrollin
Demokracia
17:07 | 02 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit të shtunën mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit, derisa punëtorët kënduan himnin kombëtar.

Ata festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.

“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit”, njoftoi kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom në Telegram.

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse janë larguar./REL

Të ngjashme