Sport
Flamuri i Kosovës në fanellat e Ukrainës, shkakton “vuajtje” në Serbi
Demokracia
19:06 | 10 Maj 2022

Share:

Kombëtarja e futbollit të Ukrainës ka prezantuar fanella të reja ku nderohen të gjitha shtetet që e mbështesin në luftën kundër Rusisë, përfshirë edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Pavelko, ka njoftuar se fanellat e reja speciale të kombëtares do të luhen në ndeshjet miqësore të radhës.

Në to nderohen shtetet mbështetëse të Ukrainës, ku kufiri i shtetit ukrainas ngjyroset me flamujt e shteteve që kanë ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre. Në të është edhe mesazhi “Të bashkuar për Ukrainën”.

Flamuri i Kosovës i shfaqur në mesin e shteteve të tjera që kanë mbështetur Ukrainën ndaj agresionit rus, ka shkaktuar “vuajtje” në mediumet serbe, raporton Demokracia.com.

Mediumi serb “Kurir” si zakonisht kur vije puna e shtetit të Kosovës ata publikojnë artikuj me tituj e raportime skandaloze e propaganduese.

Këtë herë, ata e kanë quajtur “Gisht në syrin e Serbisë” flamurin e Republikës së Kosovës.

“Gisht në syrin e Serbisë: Në fanellat e Ukrainë edhe flamuri i shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në titullin skandaloz të mediumit në fjalë./Demokracia.com/

Të ngjashme