ShowBiz
Fjolla Morina reagon pas lirimit, tregon ku ndodhet
Demokracia
20:38 | 04 Maj 2022

Share:

Demokracia.com gjatë ditës së mërkurë ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin dhe më pas lirimin e këngëtares Fjolla Morina.

LAJMI I FUNDIT| Lirohet Fjolla Morina, nuk aprovohet ekstradimi i saj në Shqipëri

Fjolla Morina e ka konfirmuar edhe vet lirimin e saj përmes një reagimi në rrjetin sociale Instagram, ku edhe më pas ka publikuar edhe një fotografi nga dyqani i saj.

“Të dyqani jam”, ka shkruar Morina.

Lirimin e Morinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka treguar në detaje për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina dhe lirimin e saj më pas.

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha për Demokracia.com.

LEXO EDHE:

Policia jep detaje për arrestimin dhe më pas lirimin e Fjolla Morinës

Të ngjashme