ShowBiz
Fjolla Morina mund të dënohet deri me 20 vjet burg
Demokracia
14:30 | 26 Janar 2021

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina e cila është në arrati prej së mërkurës, rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg, shkruan Demokracia.com

Fjolla duhet të qëndronte në një banesë në kushte të arrestit shtëpiak, kur policia konfirmoi mungesën e saj.

Tani këngëtarja po përballet me dy akuza nga Gjykata e Kukësit.

Përderisa akuza e parë ishte për shkak “trafikimit të armëve dhe municionit”, Fjolla po përballet edhe me akuzën për “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kukësit ka konfirmuar se është në kërkim të këngëtares./Demokracia.com

Të ngjashme