Lajme
Fjalët e Lavrov për Hitlerin e nxisin një “konflikt” Izrael – Rusi
Demokracia
13:32 | 02 Maj 2022

Share:

Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se lideri nazist Adolf Hitler kishte origjinë hebreje ka nxitur reagimin e Izraelit. Zyrtarë të lartë të këtij shteti këto deklarata i kanë quajtur “anti-semite dhe të rrezikshme”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se ambasadori rus do të thirret për “një bisedë të vështirë” lidhur me këtë deklarata të Lavrov që e bëri të dielën në një intervistë me televizionin italian, në të cilën u pyet se si Rusia mund të thoshte se duhej të “denazifikonte” Ukrainën, kur presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy, ishte hebre.

“Është një deklaratë e pafalshme, skandaloze, një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje,” tha Lapid për faqen e lajmeve YNet.

“Kur thonë ‘çfarë nazifikimi është ky nëse jemi hebrenj’, mirë mendoj se edhe Hitleri kishte origjinë hebreje, kështu që nuk do të thotë asgjë” tha Lavrov

“Për një kohë të gjatë ne kemi dëgjuar popullin e mençur hebre të thotë se antisemitët më të mëdhenj janë vetë hebrenjtë”, ka thënë Lavrov.

Të ngjashme