Sport
Fituan Kupën e Botës, kjo është shuma që përfitoi Argjentina
Demokracia
20:48 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3.

Përpos këtij trofeu që është më i rëndësishmi në futboll, Argjentina do të arkëtojë edhe 40 milionë euro, teksa Franca rreth 30 milionë euro.

Kroacia që përfundoi në vendin e tretë 27 milionë, teksa Maroku, në vendin e katërt 23 milionë euro.

Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024