Lajme
Fitore Pacolli: Vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë
Demokracia
22:03 | 15 Janar 2022

Share:

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi u votua referendumi në kuvend, duke thënë se vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesin e shtetit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është detyrë që ta mbrojmë kushtetutshmërinë e ta zbatojmë ligjin në vend.

“Vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesat e shtetit tonë. Praktikat e dëmshme një nga një do t’i ndryshojmë. Është detyrë të mbrojmë kushtetutshmërinë e të zbatojmë ligjin në vend”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme