ShowBiz
Fishekzjarre dhe super torta, Stresi merr surprizën speciale për ditëlindjen, sa vjeç mbush reperi
Demokracia
13:01 | 15 Qershor 2022

Share:

Reperi i shumë përfolur, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, feston sot ditëlindjen. Këtë moment të bukur e ka ndarë vetë ai përmes disa postimeve në Instastory.

Reperi ka marrë një surprizë në mesnatë nga miqtë e tij, duke i përgatitur gjithashtu edhe një tortë gjigante, fishekzjarre dhe një shkrim nga pas “Bad Boy 4 Life”.

Stresi shfaqet shumë i emocionuar këtë 35-vjetor, duke i trasmetuar këto ndjenja edhe te ndjekësit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që kjo ditëlindje e ka gjetur reperin në majën e suksesit, që të gjithë do ta donin./abcnews.al

K

Të ngjashme