Sport
Fiorentina i dërgon mesazh Manchester Unitedit për Amrabat
Demokracia
08:02 | 05 Gusht 2023

Share:

Fiorentina ka thirrur përforcimin e ri, Gino Infantino, për miqësoret e tyre me Neëcastle United dhe Nice, por ka lënë jashtë objektivin e Manchester United, Sofyan Amrabat.

Ky vendim i “Violas” shihet si një sinjal për Man Unitedin, që vazhdon të jetë i interesuar për marokenin.

Arsyeja nuk është e vështirë të përcaktohet. Ai mbetet objektiv i klubit anglez, që nuk e ka fshehur dëshirën për të nënshkruar me mesfushorin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” duhet të shesin lojtarë përpara se të përballojnë një transferim prej 30 milionë eurosh, veçanërisht pasi i kanë paguar Atalantas 75 milionë euro për sulmuesin, Rasmus Hojlund, kurse plus 10 milionë euro të tjera do t’i paguajnë në formë bonusesh.

“Sportitalia” ka vënë në dukje për javë të tëra se Amrabat ra dakord për kushtet personale me Manchester United, teksa Fiorentina është gati ta shesë për çmimin e caktuar 26-vjeçarin.

Të ngjashme