Lajme
Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Demokracia
13:55 | 19 Maj 2022

Share:

Kosova ka marrë mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori, pas takimit që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.

Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Të ngjashme