Lajme
Fillon takimi i Kurtit dhe Osmanit me Hoxhajn e Ismailin
Demokracia
11:35 | 15 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn dhe nënkryetarin e këtij subjekti politik, Uran Ismaili.

Siç është bërë e ditur për medie në këtë takim do të flitet për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi që LVV synon ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, por për këtë i duhen edh e votat e opozitës, shkruan Demokracia.com.

Osmani dhe Kurti i kanë ftuar përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimit, Osmani dhe Kurti do të takohen edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje e mori drejtimin e partisë, nuk do të takohet gjatë ditës së sotme me Osmanin dhe Kurtin./Demokracia.com/

Të ngjashme