Lajme
Fillojnë punimet në rrugën “Isa Kastrat”, paralajmërohen vështirësi në qarkullim
Demokracia
16:13 | 12 Prill 2021

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në rrugën “Isa Kastrati” kanë filluar punimet.

Sipas njoftimit të komunës prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”, përcjell Demokracia.com.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit të komunës punimet do të zgjasin rreth 60 ditë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4223443847700806

Të ngjashme