ShowBiz
Fifi qan në skenën e Dancing With The Stars, më pas bën “twerk” para jurisë
Demokracia
14:02 | 11 Nëntor 2023

Share:

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj në spektaklin e vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’.

Në mbrëmjen e së premtes ajo bashkë me partnerin e saj, Graciani, ka kërcyer një tango nën ritmet e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt.

E teksa për publikun u shfaq klipi prezantues i çiftit, Fifi në një moment gjatë provave u shfaq duke qarë.

Ajo u shpreh se këtë e ka nga malli për djalin, por që muundohet të vetëpërmbahet ngase nuk do që opinioni të mendojë se ajo po viktimizohet përmes tij.

Me të dëgjuar këtë, aktorja Olta Gixhari e cila ndodhet në juri i dha një këshillë Fifit, duke i kërkuar që mos t’i ndalë lotët nëse i vjen të qajë për fëmijën, pasi të njëjtin gabi me ka bërë ajo vet kur ishte në BBVA.

Në atë moment Fifi u emocionua dhe Olta tha se nuk ka asgjë të keqe të qash për fëmijën tënd dhe se turp duhet të kenë ata që mendojnë se po viktimizohen nënat.

E në fund, pasi rezultati i jurisë shkoi shumë mirë dhe Fifi me Gracioanon morën rezultate të larta, ajo bër injë “twerk” të shpejt para jurisë si për t’i argëtuar dhe falënderuar në fund.

Të ngjashme