Sport
FIFA përjashton zyrtarisht tri kombëtare, shkak përzierja e politikës në zgjedhjet e Federatës së Futbollit
Demokracia
12:23 | 31 Mars 2022

Share:

Në këto momente është duke u zhvilluar Kongresi i FIFA-s në Doha. Atje është votuar edhe sa i përket përjashtimit të tri Kombëtareve.

Në masë dërrmuese, Pakistani, Zimbabet dhe Kenia janë përjashtuar nga FIFA, pasi Qeveritë e këtyre vendeve kanë emëruar vetë një Komitet për drejtimin e Federatës së Futbollit.

Për këtë arsye, në lidhje me përzërien e politikës në futboll, u mor vendimi drastik.

Vlen të theksohet se mbledhja po vazhdon ende në kongresin e 72 të FIFA dhe çështja e pezullimeve ishte në rend dite dhe në pikën 4.

Ndryshe, në këtë Kongres po marrin pjesë edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari, Bakir Burri.

Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s

Përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në tërheqjen e shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katari 2022”, i cili do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor./Demokracia.com/

Të ngjashme